Ministri Hoxha pret në takim homolgun e tij turk, Dr. Bekim Pakdemirli

Shpërndaje

Ministri I Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arianit Hoxha sot pasdite pati takim pune me kolegun e tij turk, Bekir Pakdemirli.

Njoftimi nga minsistri Hoxha:

Për kënaqësinë time të madhe, sot pata nderin që të takohem me Ministrin e Bujqësisë të Republikës së Turqisë, Dr. Bekir Pakdemirli.

Republika e Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia e saj gjithmonë ka pasur mbështetje nga Republika e Turqisë në të gjithë sektorët. Jam i sigurt që në periudhën e ardhshme mbështetja dhe bashkëpunimi do të thellohen edhe më tej.

Mes temave tjera, me Ministrin Pakdemirli diskutuam edhe për bashkëpunimin rreth dy kulturave strategjike të vendit tonë, pra rreth duhanit dhe orizit.

Miqësitë midis kombeve krijohen duke ndërtuar shtigje të përbashkëta të interaksionit ndërshtetëror. Me këtë takim edhe një herë treguam se jemi të vendosur për të ndërtuar dhe avancuar në kontinuitet marrëdhëniet ekonomike me Republikën mike të Turqisë.