Ministri Osmani: Urime për Lëvizjen Vetevendosje dhe koalicionin e tyre

Shpërndaje

Urime për Lëvizjen Vetevendosje dhe koalicionin e tyre, për fitoren e djeshme në Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë. Fitorja më e madhe gjithsesi se i përket demokracisë së vendit për realizim të zgjedhjeve të suksesshme parlamentare, dhe natyrisht qytetarëve të Kosovës, të cilët, në këto zgjedhje të drejta dhe të lira e shprehën vullnetin e tyre. Pres të vijojë një periudhë e stabilitetit dhe e parashikueshmërisë politike, që do të sigurojë prosperitet për qytetarët e Kosovës, përforcim të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, dhe gjithashtu, vazhdimësi të marrëdhënieve tejet miqësore mes dy vendeve tona.