Ministri Osmani vizitë në Shqipëri, takohet me presidentin Meta, ministren e jashtme Xhaçka dhe ministrin e diasporës Majko

Shpërndaje

Në kuadër të vizitës në Tiranë, takim edhe me Ministrin Pandeli Majko me të cilin biseduam për më shumë projekte konkrete nga fusha e diasporës të të dyja vendeve, me ç’rast nënshkruam Marrëveshje për bashkëpunim në këtë fushë.

Në kuadër të vizitës në Tiranë, takim edhe me Presidentin Ilir Meta. Sot, si dy vende anëtare të NATO-s, aspiratë e të dy shteteve vazhdon të jetë anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian, proces për të cilin jemi dakord se nuk ka alternativë.

Me kolegen time Olta Xhaçka, në vizitë të parë oficiale në Tiranë. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria vazhdojnë me mbështetje të ndërsjellë në arritjen e qëllimeve me interes të përbashkët. “Iniciativa 8”, “Forumi Prespa për Dialog”, “Fondi për Ballkanin Perëndimor”, janë pjesë e projekteve që në mënyrë plotësuese do t’i përforcojnë marrëdhëniet tona dhe do të jenë kontributi ynë i përbashkët për stabilitetin dhe perspektivën evropiane të gjithë rajonit.