Mirëseerdhët në Shqipëri!

Shpërndaje

Nga, Silvana BEGAJ

Refik Toptani: Punët e mira i nisin idealistët, i marrin në dorë hajdutët dhe i shfrytezojnë kriminelët…(Libri: Tirana e Nonës, B. Fevziu)

Mirëserdhët në vendin ku të pafajshmit janë të pafuqishëm dhe të fajshmit janë të fuqishëm.

Në vendin ku pozita punon si opozitë dhe opozita si institucion shtetëror.

Në vendin ku as vetë policia nuk beson tek barazia e ligjit e as gjyqtari tek drejtësia.

Në vendin ku ekonomia rritet vetëm në statistikat e politikës se xhepat e shqiptarëve janë më bosh se kurr.

Mirëserdhët në Shqipëri! Ku të sëmuresh është luks.

Në këtë vend ku të moshuarit marrin frymë aty dhe kokën e mbajnë nga njerëzit e dashur nëpër botë dhe të rinjtë sytë nga qielli për të fluturuar. Do fluturojnë në një mënyrë apo një tjetër se duhet të ”përmbushin” nevojat e shteteve të tjera.

Në vendin ku bukuria e vendit bie ndesh me politikat shkatërruese. Kush ka aq zemër sa të prish një bukuri të tillë?

Në vendin ku një tokë ka shtatë pronar të ligjshëm në bazë të ligjeve të ndryshme në të njëjtën kohë dhe ku i njëjti ligj që të mbron dhe të akuzon.

Në vendin ku cdo të mirë i nxjerrim dhjetë të këqija që mos ta lejojmë të rritet dhe të keqen e idealizojmë dhe e pranojmë natyrshëm.

Rilindasit si: vëllezërit Frashëri, Qemali, Konica etj ishin idealistët. Ëndërronin për një Shqipëri të lirë dhe të fuqishme. Më pas erdhi Zogu i cili u akuzua si hajdut për vjedhjen e thesarit të shtetit. Errësira komuniste zaptoi vendin menjëherë duke vjedhur pronat dhe lirinë e cdo individi. Idealistët konsideroheshin tradhëtarë dhe vetëm udhëheqësi mund të ëndërronte.

Qershia mbi tortë është pas 90. Këta janë kriminelët. Na dhanë një demokraci të rreme duke na vjedhur cdo gjë që na përkiste, madje dhe identitetin. Ndoshta këta pas 90 na zhgënjyen më shumë Këta na dhanë dicka që nuk posedojmë. Këta na lejojnë të mendojmë se kemi fuqi e liri duke mos pasur asnjë nga këto.

E pra Refik Toptani paska pasur të drejtë! Edhe sot ka vend shprehja e tij. Se Shqipëria është vjedhur dhe vidhet nga brenda, është shkatërruar dhe shkatërrohet nga brenda.
Shqipëtarët nuk po emigrojnë, por po ikin masivisht.

Arsyet janë gjithmonë individuale , por kaq shumë në masë po bëjnë tërësinë.

Mos guxoni ti jepni kësaj ikjeje masive ngjyra moderne sikur po ikin për eksperienca të reja, ambicie individuale apo aventura. Populli po ikën për nevojë,për nevoja minimale.

Rilindasit e vërtetë, ata që shkrinë dituritë dhe pasuritë e tyre për zhvillimin e këtij vendi, duhet ta dinë që lufta e tyre paska qenë e kot. Shqipërinë e mbytën tradhëtarët.

Ikën pa na mësuar se cdo të thotë të jesh një Rilindas i vërtetë. Na lanë një histori që na tregon sa larg tyre jemi.