Momenti kur Mijallkov u soll në gjykatë për të dëgjuar vendimin për lëndën Target – Fortesa

Shpërndaje

Sasho Mijallkov i shoqëruar nga policia është paraqitur në Gjykatën Penale, kjo që ta dëgjojë aktvendimin për rastin “Target-Fortesa” ku ai është ndër të akuzuarit kryesor derisa ka qenë drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Përveç Mijallkovit, në këtë rast janë të akuzuar edhe 11 persona të tjerë, mes të cilëve edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovks adhe 10 të punësuar të tjerë të DSK-së

Ditë më parë Mijallkovi u kërkua për tre ditë nga organet e rendit, për t’ia dhënë vendimin për masën e arrestit shtëpiak. Por nuk u gjend. Kishte dilema se ai është arratisur që t’i ikë aktvendimit të sotëm, por u shfaq të martën vetë në Prokurori.

Aktualisht në Gjykatën Penale në Shkup po zhvillohet seanca gjyqësore ku do të jepet vendimi për lëndën Target – Fortesa me të akuzuar kryesor, Sasho Mijallkov.