‘Mora vaksinën, pa asnjë mikroçip’, vajza e Bill Gates ‘tërbon’ teoricienët e konspiracionit

Shpërndaje

Jennifer K. Gates, vajza e themeluesit të Microsoft, Bill Gates, vaksinohet dhe tallet me teoricienët e konspiracionit në një postim në Instagram.

“Unë u vaksinova por fatkeqësisht babai im i shkëlqyer nuk më implementoi në trurin tim asgjë”, – bëri shaka Gates, e cila ka më shumë se 370,000 ndjekës në platformë.

“Jam e lumtur që kam marrë dozën time të parë të ARN për të mësuar qelizat e mia të zhvillojnë një përgjigje imune për të më mbrojtur nga virusi”, vazhdon postimi, i cili ka marrë mbi 30,000 pëlqime.

Për muaj me radhë, teoricienët e konspiracionit kanë folur për praninë e një çipi të kontrollit të mendjes nga Microsoft në shishet e vaksinave anti-Covid.

Ky është një mashtrim lehtësisht i demaskueshëm.

Jennifer Gates është 24 vjeçe, një studente e mjekësisë, dhe si e tillë ka pasur përparësi në Shtetet e Bashkuara për një dozë të vaksinës.

Në Twitter, është përcjellë me humor vaksinimi nga Jennifer Gates, vajza e miliarderit Bill Gates.

Ajo u bë shkas për shaka dhe të qeshura në rrjetet sociale.

Disa e shfrytëzuan atë negativisht për të tallur vajzën e miliarderit, teksa vazhduan me tezat e teoricienëve të konspiracionit.

Sidoqoftë, tre nga postimet ishin veçanërisht më gazmoret.

@PittGriffin shkruan: “Thotë se nuk ka mikroçip. Kjo është saktësisht ajo që do të thoshte një person të cilit i është futur një mikroçip.

“Ndërsa @JohnSanti12 poston në Twitter: “Jennifer Gates thotë se nuk ka efekte anësore për vaksinën, por më pas shkatërroi Los Anxhelosin”.

Sidoqoftë, midis komenteve, një përdorues i Instagram, @erielledejesus, bëri shaka me sens pozitiv: Kështu që edhe babai yt tani mund të të gjurmojë!”.

Kritikat më të këqija ndaj postit të Gates janë të atyre që akuzojnë vajzën e miliarderit se ka marrë vaksinën më shpejt, sepse ajo është e pasur.

Gates është në fakt në vitin e dytë të Shkollës së Mjekësisë Icahn të Nju Jorkut në Malin Sinai.

“Unë do të vazhdoj të mbaj një maskë (ose dy) gjithsesi,” vazhdon postimi i Gates, e cila dha shkak për “të trokitur” teoricienët e konspiracionit.

Shumë njerëz, megjithatë, thanë se ishin frymëzuar nga posti i vaksinimit të mjekes së ardhshme.

/a.m/NOA.al