Muja: Vetëvendosje më 14 shkurt do të marrë 53.83 %, pa llogaritur votat e diasporës

Shpërndaje

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se LVV në zgjedhjet e 14 shkurtit do të marrë 53.83%.

Muja ka pohuar se në këto llogaritje nuk kanë futur votat e diasporës, transmeton Telegrafi.

“Mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje është 53.83%, pa përllogaritur votat e diasporës. Në mbrëmjen e 14 shkurt 2021 përfundon sundimi 20-30 vjeçar i klasës së stërvjetëruar politike – përgjegjëse për prapambetjen politike, shkatërrimin e ekonomisë së vendit, ikjen masive të të rinjve dhe ngecjen në perspektiven evropiane”, ka thënë ai.

Në shkrimin e bërë në Facebook, Muja ka shkruar se votuesi ka vendosur kundër PDK-së, LDK-së dhe Listës Serbe.

“Lëvizja për demokraci që do të shohim të dielën është ripërsëritje e vullnetit kolektiv për ndryshim, ngjashëm me vitet e 90-ta, lëvizjen për pajtimin e gjaqeve dhe luftës çlirimtare. Votuesi ka vendosur kundër PDK-LDK-Lista Serbe”, ka pohuar ai.

Theksojmë se Muja ka aderuar së fundmi në Lëvizjen Vetëvendosje, duke iu bashkuar listës së tyre zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Muja për një kohë të gjatë ka qenë analist politikë.