Musa Xhaferi ka dashur që Ali Ahmeti të përfundojë në Hagë dhe më pas ta bëjë Izet Mexhitin lider të BDl-së?!

Shpërndaje

Nuk është më e rastësishme lufta e pandërprerë brenda subjektit më të madh shqiptar “BDl” dhe nuk duket si një lojë e kurdisur fallso.

Lufta në të vërtet ka nisur që në vitin 2015 ku Xhaferi është shkarkuar pas skandalit nga përgjimet dhe më pas merr hov në momentin kur Liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetin prokurorët e krimeve të luftës në Hagë e thirrën për ta marrë në pyetje si njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas kësaj thirrje, ëndrra e Xhaferit rritet për të marrë në kontroll BDl-në e Ahmetit duke menduar se lideri i tij do të përfundojë në Hagë.

Goditjet e fundit brenda funksionarëve të BDl-së janë goditje direkte të Musa Xhaferit ndaj Ali Ahmetit ku Izet Mexheti është bërë pjesë e lojës naive të tij nën dirigjimin e Xhaferit.

Ëndrra e Xhaferit nuk shuhet, edhe pse Haga e liroi Ahmetin.

Por, Ali Ahmeti po aq sa dëshmoi për pastërtinë e luftës, po aq u kthye vetë i pastër duke vazhduar me politikën dhe drejtimin e partisë . “Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar çiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit”, shkroi Ahmeti në Facebook pas intervistë së dhënë përballë prokurorëve të krimeve të luftës së Hagës në Prishtinë.

Ai më pas u kthye prej atje dhe vazhdoi aktivitetin e tij politik pak kohë pasi ishte kurrorëzuar edhe me një fitore tjetër spektakolare në zgjedhjet e jashtëzakonshme Parlamentare në Maqedoninë e Veriut , ndërsa partia e tij morri 15 deputet dhe u bë sërish pjesë e Qeverisë bashkë me LSDM-në.

Lufta brenda llojit po bëhet gjithnjë e më e ashpër ndërsa gjenezën e ka pikërisht tek përplasjet e fundit, por që në faktë është mes Musa Xhaferit dhe Ahmetit siç patën shkruar edhe disa media të vendit se kjo “luftë” ndaj qeverisë dhe funksionarëve të BDl-së, në fakt është “luftë” mes Musa Xhaferi dhe Ali Ahmetit.

Kjo sepse sipas burimit të njëjtë, Musa Xhaferi tenton të marrë drejtimin e partisë, por jo vetë në mënyrë direkte. Këtë dëshiron ta bëjë duke vënë në krye të saj “dikë nga grupi i tij”, person që i qëndron besnik. Kjo betejë indirekte u doli në pah pas zërave se Ahmeti do ta lëshojë kreun e partisë dhe do të pensionohet nga politika.

Nga ana tjetër lideri i BDl-së Ali Ahmeti vazhdon të theksojë se në BDl nuk ka përplasje brenda partisë së tij, por se janë vetëm mendime ndryshe.

“Përplasje nuk ka në Bashkimin Demokratik për Integrim. Mund të ketë mendime të ndryshme për çështje të ndryshme. Jo njëherë e kam thënë që unë vet e kam inkurajuar dhe motivuar debatin e hapur por në fund ashtu siç vendos shumica gjithë duhet ti binden vendimit të shumicës”, pohoi Ali Ahmeti kryetar i BDl-së ditë më pare nga Reçica e Vogël.

Lufta vazhdon, por një gjë është e vërtet se Ali Ahmeti gjithnjë ka fituar!