Nagavci jep 13 versione për vendosjen e shiritave të kuq nëpër Prishtinë

Shpërndaje

Arbërie Nagavci e Vetëvendosjes, ka treguar versionin e saj për vendosjen e shiritave të kuq nga partia e saj nëpër Prishtinë.

Me anë të një postimi në Facebook, Nagavci ka thënë se këtë shirita kanë domethënie të shumëfishtë pozitive.

Kuptimi i parë siç ka thënë ajo është dashuria për vendin.

“Një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin. Në kohën e realitetit bardh e zi që po jetojmë, e kuqja jep ngjyra, shpresë e pasion. Edhe në simbolikat që paraqet, e kuqja është e bukur. E kuqe, për dashurinë. Dashuri për vendin, për njerëzit e ndershëm. E kuqe, për jetën. Për një jetë të gëzuar, të dinjitetshme. E kuqe, për shëndetin. Shëndet të mirë e mirëqenje për secilin”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin.

Në kohën e realitetit bardh e zi që po jetojmë, e kuqja jep ngjyra, shpresë e pasion.

Edhe në simbolikat që paraqet, e kuqja është e bukur.

E kuqe, për dashurinë. Dashuri për vendin, për njerëzit e ndershëm.

E kuqe, për jetën. Për një jetë të gëzuar, të dinjitetshme.

E kuqe, për shëndetin. Shëndet të mirë e mirëqenje për secilin.

E kuqe, për energjinë. Energji për të punuar me përkushtim.

E kuqe, për luftën. Luftë ndaj krimit e korrupsionit.

E kuqe, për guximin. Guxim për betejat për barazinë për secilin.

E kuqe, për zemërimin. Zemërim për vitet e vjedhura nga qeveritë e korruptuara.

E kuqe, për pasionin. Pasion për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

E kuqe, për veprimin. Pa asnjë kompromis me të keqen.

Andaj fjongot e kuqe në ditën e dashurisë i japin bukuri e ngjyra referendumit dhe fitores.

Me 14 Krejt, me dashuri për vendin, votojmë Drejt.