Ngjarje e rëndë, 81 vjeçari vdes disa minuta pas mori fletëvotimin

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Kaçanik më saktësisht në fshatin Biçec.

Një 81 vjeçar fillimisht është alivanosur pasi kishte marrë fletën e votimit ndërsa deri sa po transportohej për një QKMF i njëjti edhe ka vd*ekur.

Menaxheri i qendrës së votimi/ shkollës “Jusuf Gërvalla” në fshatin Biçec, Kemajl Dullovi dha detaje të ngjarjes që ka ndodhur para disa minutave.

“Unë isha rastësisht te vendvotimi numër 1 për të marrë numrat e votuesve, në atë moment isha aty dhe personi që kishte marrë letrën e votimit ka ra mbrapa dhe menjëherë djali i tij ka reagu dhe me disa persona e ka fut në kerr dhe pas 10-15 minuta kemi marrë informacione se personi ka vd*ekur”, tha Dullovi.

Ai tutje shtoi se fillimisht 81 vjeçari kishte kërkuar ndihmë për të mësuar vendvotimin ku do të votonte deri sa gjendja e tij ishte e mirë dhe pa ndonjë problem.

“Personi para se me votu ka qenë te tavolina ndihmëse dhe ka kërku me ditë se ku ka me votu dhe me shëndet ka qenë mirë, nuk e di ndonjë sulm apo diçka ka ndodh nuk e di, i shpreh ngushëllime familjes. Ka ndodh shumë shpejt rasti dhe nuk kemi pasur mundësi me i thirr ekipet mjekësore sepse djali vet ka reagu shumë shpejt e ka marrë me veturë. Personi ka qenë me vendbanim në Shkup ndërsa ka ardhur për të votuar”, shtoi ai./kallxo.com