Njihuni me shqiptaren që u shpall më e mira në Universitetin e Mjekësisë në Danimarkë

Shpërndaje

Të rinjtë e Kosovës në vende të ndryshme të botës po arrijnë suksese të mëdha kështu duke i bërë të gjithë krenar me arritjet e tyre, shkruan albinfo.ch.

Në mesin e tyre është edhe Liridona Koxha e cila fal përkushtimit të madh gjatë studimeve arriti që të zgjidhet si studentja më e mirë e huaj në Universitetin Mjekësisë në Danimarkë.

Ajo është një shembull i mirë për të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptare. Ajo rrjedh nga një familje nga Kaçaniku i Kosovës dhe ka përfunduar studimet për mjekësi në Universitetin e Kopenhagenit, duke u përzgjedhur ndër 5 studentet më të mira me të gjitha notat 10-she në Danimarkë.

Po ashtu, duhet theksuar se nga sukseset e saj, Liridona do të vazhdojë hulumtimet në Universitetin e Harvardit në SHBA.