Pala mbrojtëse në rastin “Monstra” sot thotë fjalët përfundimtare

Shpërndaje

Me fjalët përfundimtarë të palës mbrojtëse sot në Gjykatën Penale në Shkup duhet të vazhdoj gjykimi për rastin “Monstra”.

Në seancën e fundit në fjalët përfundimtare, prokurorja Fatime Fetai kërkoi dë*nime maksimale për të akuzuarit Halil Demiri dhe vëllezërit Afrim dhe Agim Ismaillloviq, të akuzuar për veprën “ter*rorizëm”.

Ajo theksoi se “bombat” e njoftuara nga opozita e atëhershme nuk zbuluan ndonjë gjë të re ose të ndryshme në lidhje me vr*asjen e pesëfishtë.

“Asnjë fakt i rëndësishëm nuk doli nga bisedat e përgjuara. Nevoja për t’i paraqitur ato ishte nevoja për të kërkuar të vërtetën, por edhe për të hedhur poshtë të gjitha dyshimet që kanë lindur gjatë viteve”, tha Fetai.

Pas deklaratave të saj, familjarët e të akuzuarve organizuan protesta në Shkup, ku edhe kërkuan shkarkimin e Fatime Fetait.