Pas zgjedhjeve, Kosnett shkon në zyrën e Kurtit

Shpërndaje

Ambasadori amerikan Philip Kosnett pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka shkuar sot në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kosnett ka mbajtur takim me liderin e këtij subjekti, Albin Kurti.

Telegrafi mëson se së shpejti do të ketë një komunikatë për media lidhur me atë se çfarë kanë diskutuar në takim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mbrëmë ka përfunduar procesimin e votave në ueb faqen e tyre, ku LVV është e para me 47,85% apo 378,550 vota.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter, Kosnett kishte thënë se, shteti i tij mezi pret që të punojë me Qeverinë e re të Kosovës.

“I përgëzoj qytetarët e Kosovës, që dëshmuan përkushtimin për demokraci dhe vizion të së ardhmes. Amerika qëndron krah Kosovës dhe mezi pret të punojë me Qeverinë e re, sapo të formohet, në qëllimet e përbashkët për paqe, drejtësi dhe prosperitet”, kishte shkruar ambasadori Kosnett.