Presidenti i Maqedonisë së Veriut i uron në shqip qytetarët e Kosovës

Shpërndaje

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka uruar qytetarët e Kosovës dhe ushtruesen e detyrës së presidentes për përvjetorin e 13-të të shpalljes së pavarësisë.

Pendarovski ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë për të pasur marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim.

“Qytetarëve të Kosovës dhe Vjosa Osmanit ua uroj Ditën e Pavarësisë. Besoj se Maqedonia e Veriut dhe Kosova do t’i përparojnë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, në frymën e përpjekjeve të përbashkëta për një Evropë demokratike dhe me prosperitet”, shkroi Pendarovski në Twitter.