Presidenti i Turqisë, Erdogan merr dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19

Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan mori dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria e medias sociale, Erdoğan deklaroi: “Mora dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19. Shpresojmë që brenda një kohe më të shpejtë të vaksinojmë të gjithë qytetarët tanë”.

Foto: Mehmet Tosun/AA