Qeveria në Maqedoni tregon përfitimet nga regjistrimi, opozita kërkon shtyrjen e tij

Shpërndaje

Debati në publik për regjistrimin e paralajmëruar vazhdoi edhe dje, institucionet me sqarime të procedurave dhe përfitimeve për regjistrimin e diasporës, ndërsa opozita edhe më tutje me aktivitete për shtyrjen e operacionit statistikor, pasi ishte kthyer iniciativa e tyre për anulimin e Ligjit për Regjistrim në Kuvend.

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Apostoll Simovski porositi se regjistrimi është vetëm operacion statistikor dhe se ESHS do ta zbatojë në atë mënyrë, sipas të gjitha standardeve.

“Jemi të vetëdijshëm se do të ketë presione politike, por nga ne varet nëse do të arrijmë të rezistojmë. Jemi fuqimisht të vendosur të qëndrojmë në atë dhe ky operacion të jetë në të vërtetë vetëm statistikor, tha dje drejtori i ESHS-së. Apostoll Simovski, në një panel- diskutim kushtuar regjistrimit.

Ai tha se ESHS duhet të mbledhë të dhëna të sakta dhe cilësore dhe se këtë do ta bëjë, dhe si ato të dhëna më tej do të trajtohen, potencoi, nuk varet nga ne.

Për dallim nga regjistrimet në vitin 2000 dhe 2011, shton Simovski, me regjistrimin e tanishëm përfshihen edhe qytetarët tanë të cilët janë jashtë shtetit më shumë se një vit, sepse vlerësojmë se shteti ka interes të madh ta dijë numrin e shtetasve të cilët janë jashtë tij, si është struktura e tyre sipas të gjitha bazave, kur janë larguar nga shteti në cilat drejtime dhe në cilën periudhë kohore janë larguar nga shteti. Nuk jam plotësisht i sigurt se mund të duhet numri i saktë”, shton Simovski, por këto të dhëna mund të vendosin bazë për vlerësim të numrit të përgjithshëm.

Ai sqaroi se për këta persona jepet mundësi që ndonjë i afërt i tyre të japë të dhëna, por, siç tha, rreptësisht do të merret parasysh kush i jep të dhënat dhe si i jep. Jo rastësisht, potencoi Simovski, personi i cili i jep të dhënat për person tjetër e jep numrin e tij amë sepse do të mbajë përgjegjësi nëse përpiqet me qëllim të japë të dhëna nga ajo që është realitet.

Regjistrimi, tha është, të shihet kush jemi, sa jemi dhe çfarë jemi, jo vetëm sipas përkatësisë etnike apo fetare, por edhe sipas të gjitha karakteristikave të tjera të cilat, siç potencoi, janë shumë të rëndësishme.

Iniciativa e tij që në regjistrim të mos ketë shenja për përkatësinë etnike dhe fetare, prej të cilës nën preson të publikut dhe organizatave joqeveritare kanë hequr dorë, ka pasur për qëllim, para së gjithash, të shmanaget politizimi i këtij procesi i cili, siç tha, duhet të jetë vetëm operacion statistikor.

Nga Qeveria, përmes një kumtese theksuan se regjistrimi i diasporës do të ndihmojë që të ndërmerren politika dhe masa të cilat do ta ulin dhe parandalojnë emigrimin. Regjistrimi i personave shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në periudhën e zbatimit të Regjistrimit 2021 jetojnë ose qëndrojnë jashtë vendit do të kryhet përmes vetë-regjistrimit, përkatësisht vetë-regjistrimit përmes një aplikacioni onlajn që është në do të jetë në dispozicion në ueb faqen e Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS), në periudhën nga 1 mars deri më 21 prill të vitit 2021.

“Këta qytetarë hyjnë në kategorinë e popullsisë për të cilët do të sigurohen të dhëna nga regjistrimi nën emrin “popullsi e përgjithshme jorezidente” dhe ata janë persona, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët gjatë Regjistrimit qëndrojnë jashtë vendit më shumë se 12 muaj (një vit) për punë ose arsye të tjera, si dhe anëtarët e familjeve të tyre që qëndrojnë me ta”, informon pres-shërbimi qeveritar.

Kusht për vetë-regjistrim është numri i saktë amë i identifikimit të qytetarit (EMBG). Mënyra e regjistrimit të këtyre personave është në përputhje me Metodologjinë për përgatitjen, organizimin dhe zbatimin e Regjistrimit të popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2021 dhe Udhëzimeve për vetë-regjistrimin e personave që janë jashtë vendit, që i sjell sjell drejtori i ESHS.

Për personat me vendbanim të zakonshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët gjatë Regjistrimit janë jashtë vendit dhe nuk janë regjistruar vetë përmes aplikacionit në internet, regjistrimi kryhet në vendbanimin e tyre të fundit të zakonshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëse në atë adresë ka një anëtar të familjes së rritur ose person tjetër që mund të sigurojë të gjitha informacionet e nevojshme për këta persona.