Qindra maqedonas para konsullatës në Manastir, kërkojnë pasaporta bullgare

Shpërndaje

Para konsullatës bullgare në Manastir, qindra qytetarë po presin në radhë për t’i dorëzuar dokumentet për marrjen e pasaportës bullgare.

Për çdo ditë, qindra qytetarë maqedonas japin dokumente për marrje të pasaportave bullgare, ndërsa përveç qytetarëve të Manastirit, ka edhe nga Prilepi, Kavadari, Ohri Kërçova dhe Shtipi.

Pjesa më e madhe që kanë biseduar për “Nova Makedonia” thonë se në Maqedoninë e Veriut nuk ka perspektivë dhe se nuk ka dalje tjetër përveç emigrimit.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë kontest sa i përket historisë dhe gjuhës dhe kjo bën që Maqedonia e Veriut të mos fillojë bisedimet me BE-në.

Është raportuar se nga viti 2011 gjithsej janë dhënë 70 mijë pasaporta bullgare për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.