Qytetarët nisen në këmbë të shkojnë të votojnë për shkak të bllokimit të rrugëve (Video)

Shpërndaje

Disa banorë të një lagjeje në Prishtinë janë nisur në këmbë që të shkojnë të votojnë.

Kjo pasi që të njëjtit nuk po munden të përdorin automjetet për shkak se rrugët janë bllokuar nga bora që ka rënë mbrëmjen e kaluar dhe sot.

Qytetarët thonë për ata që po kandidojnë në këto zgjedhje, “tani kërkojnë vota”, ndërsa ecin rrugëve të mbuluara me borë e të cilat duken vështirë të kalueshme.

Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Në të gjithë territorin e Kosovës janë 888 qendra të votimit me gjithsej 2 mije? e 382 vendvotime.

VIDEO