Rama në kantierin e ndërtimit në Laç: Po punohet me tre turne

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka shkuar mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Laçit, ku inspektoi së bashku me ministrin e Rindërtimin, Arben Ahmetaj, punimet në kantierin e ndërtimit të banesave të tërmetit.

Shefi i qeverisë nuk i kurseu lëvdatat për punëtorët turq.

“Ata janë tjetër gjë, 400 dollarë e kanë pagën punëtorët e Turqisë dhe punojnë me tre pune”, tha Rama.

Nga ana tjetër, Ahmetaj theksoi se punëtorët turq po punojnë me tre turnë, me qëllim që banesat të përfundojnë sa më shpejt.

“Këtu kryeministër punohet me tre turne. Janë 524 apartamente. Do të ndërtohet një qendër komerciale dhe njësi shërbimi dhe ambiente komunitare. Pjesa veriore siç e shikoni janë në nivele 4-5 kate. Deri në fund të marsit të gjitha godinat do të jenë me kate përfundimtare. Gjithë sajti do të mbyllet në fund të gushtit, fillim të shtatorit. Ky sajt në Laç po ndërtohet nga kontributi i qeverisë turke.”