Rashiq i përgjigjet Rakiqit për akuzat se sulmi ndaj djalit të tij ishte planifikuar me Kurtin

Shpërndaje

Rasti i sulmit ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq, Nikolla ka nxitur reagime të shumta.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq në një deklaratë dhënë për mediat serbe pretendon se ky sulm është organizuar nga lideri i LVV-së, Albin Kurti.

Madje, siç ka thënë më tej ai, sulmi është realizuar përmes Rada Trajkoviqit dhe vetë Nenad Rashiqit.

I pyetur për këtë deklaratë, Nenad Rashiq në një konferencë për media tha se nuk dëshiron të flasë për një koment kaq të pandershëm.

“Për mua është koment i pandershëm dhe duhet ta kenë për nderë ata që bëjnë këso komente. Për të rriturit nuk ke si i komenton këto… Nëse unë kam qenë organizator i asaj që djalit tim të rrahet dhe t’i thyhen dhëmbët, a do të ishte ai i përgjegjshëm që ai t’i shkaktonte djalit të tij lëndime të tilla… Unë them vetëm që t’i vijë turp të gjithëve që mendojnë kështu”, tha ai.