Rezultatet në Mitrovicën Jugore, LVV e para me 64,12% të votave

Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të para pas mbylljes së vendvotimeve.

Sipas rezultateve të para në Mitrovicën Jugore është duke prirë bindshëm Lëvizja Vetëvendosje me 64,12%, nga 10 mijë e 54 vota që janë numëruar deri më tash.

Pas saj renditet PDK-ja me 22,64%, LDK me 6,74%, AAK 1,56%, NISMA 1,05%.

Duhet theksuar se këto nuk janë rezultatet përfundimtare dhe se numërimi i votave është duke vazhduar.

https://rezultatet2021.org/sq/parl/r/12