Sami Luta: Nuk mund ta gëzojë lirinë pasi të akuzuarit tjerë janë në burg

Shpërndaje

Sami Luta ishte i akuzuari i vetëm që i shpëtoi dë*nimit për rastin “Monstra”. Mirëpo, ai shprehet se këtë liri nuk mund ta gëzoj, pasi e vërteta ende nuk ka dalë sheshit. Siç thotë Luta, ai ka pritur më shumë nga kjo gjykatë dhe jo vetëm një lirim. Ndërsa shtoi më tej se edhe sot si herën e kaluar kur është shqiptuar d;nimi për këtë rast, po e përjeton dhimbjen e njejtë, por vetëm atëherë tha se e ka përjetuar para grilave e sot në liri.

Sami Luta, i liruar nga akuza

“Gëzim kjo liri nuk është e kompletume, është vetëm për një pjesë që ishim të akuzuar, personalisht për mua. Dallimi me këtë është kjo ndjenjë, kjo padrejtësi që u bë edhe ditën e sodit. Edhe para tetë vitesh është e njëjta dhimbje, e njëjta padrejtësi. Dallimi prej atëherë është se që e kam përjetuar atë dhimbje kam qenë i mbyllur, tash të njëjtën dhimbje e përjetoj, por në liri. Nuk e di si ti them kësaj gëzim. Kemi pritur më shumë prej kësaj gjykate, pritëm të vije e vërteta, luftojshim për të marrë të vërtetën jo për ta marrë vetëm një liri. E vërteta ende nuk është zbardhur”.