Sela kërkon nga BE ekspertë, gjykatës e prokurorë për t’i zbardhur rastet e montuara si “Monstra”

Shpërndaje

Kreu i ASH-së Zijadin Sela kërkon urgjentisht nga Bashkimi Evropian, gjegjësisht Gjermanisë, Francës Holandës, që të sjellin në Maqedoninë e Veriut grupin e gjykatësve dhe prokurorëve që do të rihapin dhe t’i gjykojnë të gjitha proceset e montuara përfshirë edhe “Monstrën”.

Sipas Selës kjo është e vetmja formë që të kthehet besimi i qytetarëve tek sistemi i vendit.

“18 vite shqiptarët janë të pambrojtur. Sa herë që ndodh një proces i montuar, me muaj nuk dalin të japin një qëndrim, ata që thirren se e kanë legjitimitetin e shqiptarëve”, tha Sela.

Sela shtoi se Zaev premtoi që do të zbardhen proceset e montuara, premtoi edhe për “Mon strën”, e tash që ka ardhur momenti të ikë.