Sela reagon pas verdiktit të apelit në rastin Sazdovski: Vetingu i gjyqësorit i domosdoshëm !

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka reaguar në twitter pas dë*nimit në apel me 17 vjet bu*rg të të aku*zuarve Besir Bela dhe Skender Demiri në rastin Nikolla Sazdovski.

Sela shkruan se “Jetët njerëzore nuk janë me vlerë të barabartë në Maqedoninë e Veriut. Kur një maqedonas vr*et egë*rsisht një fëmijë shqiptar me makinën e tij, me paramendim, ai dë*nohet me 4 vjet bu*rg për “aksident trafiku”. Kur dy të rinj shqiptarë futen në një përl*eshje me një të ri maqedonas, që përfundon me vd*ekjen aksidentale të këtij të fundit, ata dë*nohen me 17 vjet bu*rg për “vr*asje mizore”.

Sipas Selës, “Këto dy raste shfaqin në mënyrën më brutale se sa selektive është drejtësia jonë, varësisht nga përkatësia kombëtare e vik*timave apo e kri*minelëve, apo nga përkatësia partiake.” Sela thotë se “Vetingu i plotë i gjyqësorit është i një rëndësie jetike, për të pastruar atë nga gjyqtarët dhe prokurorët shovinistë dhe të korruptuar të tipit jugosllav.”

Rasti tragjik i vd*ekjes së të riut Nikolla Sazdovski ndodhi në fund të qershorit të vitit 2018 në stacionin e autobusëve në lagjen Autokomandë në Shkup. Përleshja mes dy të rinjëve shqiptarë, Besir Bela dhe Skender Demiri, dhe të ndjerit Sazdovski, sipas të dë*nuarve, kishte ndodhur spontanisht dhe pa ndonjë planifikim paraprak. Si rezultat i lëndimeve të marra, i ndjeri për disa ditë qëndroi në gjendje kome në Qendrën Klinike në Shkup, ku dhe ndërroi jetë.