Si ta largoni dhimbjen e fortë të kokës për pak minuta

Shpërndaje

Dhimbjet e kokës por edhe ato më të fortat siç është migrena, nuk mund t’i përshkruajë kurrë saktë dikush që nuk i ka provuar ato. Këto dhimbje, sipas njerëzve që vuajnë nga migrena, të lënë kruspull e në gjendje amullie e të pashpresë. Kura magjike kundër dhimbjeve të forta të kokës apo migrenës nuk ka, megjithatë, ka disa produkte krejt natyrale që ofrojnë shpëtim të menjëhershëm.

AgroWeb.org ju sjell një trajtim natyral i cili përmban tre përbërës dhe ofron lehtësim të menjëhershëm për dhimbjet e forta të kokës. Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni dhe një lugë çaji me kripë ( jo të mbushur plotë). Përziejini së bashku dhe pijeni lëngun menjëherë. Për saktësi, duhet të dini që kripa që duhet të përdorni duhet të jetë e një cilësie të mirë, rekomandohet kripa rozë e njohur me emrin kripa e himalejeve (e gjeni në dyqane dhe markete) por mund të përdoret edhe kripa e zakonshme.

Si ta kuptoni nëse kjo kurë funksionon për ju

Çdo trajtim apo kurë natyrale funksionon ndryshe tek njerëzit.
Dhimbjet e forta të kokës si dhe migrena prek 1 në 10 njerëz në botë dhe secili prej tyre rrëfen simptoma herë të ngjashme e herë të ndryshme.

Kura me kripë dhe lëng limoni është e mirë për njerëzit që kanë simptomat e mëposhtme:

Të përziera e të vjella,

Mpirje,

Therje,

Marramendje,

Ndjeshmëri ndaj dritës, zhurmës dhe aromave,

Dhimbje që zgjat nga 2 deri në 72 orë

Dhimbje pulsuese të kokës.

Shkaktarët kryesorë të dhimbjes së fortë të kokës

Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org thonë se stresi mund të jetë një nga shkaktarët e dhimbjes së fortë të kokës por edhe migrenës. Dhimbjet në fillim zgjasin pak por stresi i vazhdueshëm mund të transformojë një dhimbje koke të thjeshtë në migrenë. Konsumi i alkolit dhe mungesat e vitaminave janë dy arsye të tjera të forta për shfaqjen e migrenës. Por një nga shkaqet më të rëndësishme është dehidratimi dhe prishja e ekuilibrave të elektroliteve.

Elektrolitet janë minerale të rëndësishme për funksionet e organizmit. Një prej këtyre mineraleve është magnezi, i cili ndër të tjera lufton inflamacionin. Dhimbja e fortë e kokës besohet të jetë një reagim inflamator në organizëm. Kjo është edhe arsyeja përse kripa që duhet të përdorni në kurën e lartpërmendur duhet të jetë rozë sepse është e pasur me magnez.