Sondazhi i PIPOS: LVV 40.95%, PDK 22.3%, LDK 19.35%, AAK 7.8%, Nisma 3.15%

Shpërndaje

Instituti PIPOS ka prezantuar të dhënat e sondazhit përfundimtar për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Drejtori i këtij instituti, Fisnik Halimi, është shprehur se për përgatitjen e këtij sondazhi kanë intervistuar tre mijë respondentë.

“Margjina e gabimit është 1.7 përqind”, është ka thënë ai në Rubikon, njofton Klan Kosova.

Nga të dhënat e prezantuara, është Lëvizja Vetëvendosje që prinë me 40.95 përqind, pasuar nga PDK me 22.03 përqind. Në vendin e tretë është LDK me 19.35 përqind, e katërta AAK me 7.8 përqind, ndërkaq Nisma Socialdemokrate vazhdon të mbetet nën prag me 3.15 përqind.