Talat Xhaferi: Ligji për grafën etnike është meritë e Lëvizjes Besa (Video)

Shpërndaje

Kreu i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në një paraqitje televizive në Klan Maqedoni në emisionin Klan Debat me gazetarin Seladin Xhezairi, ka theksuar se ligji për grafën atnike në letërnjoftime buron nga marveshja për ndryshime kushtetuese mes Lëvizjes Besa dhe LSDM-së.

Ai ka thënë se ky ligj buron nga ndryshimet kushtetuese dhe se ditën e premte do ta shqyrtojë Komisioni për Sistem Politik rreth problemeve eventuale teknike për procedurë të më tutjeshme.

Xhaferi tha nëse i rikthehemi historikur rreth koalicionit të Lëvizjes Besa dhe LSDM-së, që ndodhi para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare Besa kishte kushtëzuar LSDM-në edhe me këtë pikë për lidhje të koalicionit parazgjedhorë.

Xhaferi më tej shtoj se të gjitha subjektet politike shqiptare pa asnjë mëdyshje mbështet këtë propozim të Lëvizjes Besa.

Nga minuta e 29:30