Tragjedi në Shkup: Pacienti me Covid hidhet nga dritarja e spitalit “8 Shtatori”

Shpërndaje

Nga spitali “8 Shtatori” mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 është hedhur nga kati i parë një pacient i infektuar me Covid 19, njofton ALBAZONE MEDIA.

Një pacient është hedhur nga një dritare në katin e parë të spitalit “8 Shtatori” dhe ka ndëruar jetë në vendin e ngjarjes. Sipas personelit të spitalit, bëhet fjalë për një pacient i moshuar i cili ishte shtruar në spital për disa ditë në qendrën kovide dhe kishte probleme mendore.

Sot më 10 shkurt 2021 në ora 07.30, një pacient i cili ishte shtruar në spital në kujdesin intensiv në ISHP “8 Shtatori” – Shkup (pacienti AC, i lindur në 1950), në gjendje të rëndë, dhe nën kontroll dhe vëzhgim psikiatrik, në mëngjes është hedhur nga një dritare e katit të parë.

Edhe pse janë ndërmarë të gjitha masat nga ekipi i mjekëve në detyrë për ta shpëtuar, është konfirmuar vetëm vdekja e tij.

Janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Brendshme, Prokurori Publik, SSHI.

Është kryer një inspektim në vendngjarje dhe trupi është dorëzuar për autopsi dhe SSHI ka kryer një inspektim të jashtëzakonshëm.

Gjatë ditës priten më tepër informata nga MPB.