Turqia zgjohet nga një tërmet i fortë, epiqendra pranë një ishulli grek

Shpërndaje

TURQI- Mëngjesin e sotëm një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës rihter është regjistruar në afërsi të ishullit grek Mytilene.

Tërmeti ka rënë 110 km larg Izmir. Sipas EMSC, Epiqendra ishte 43 km në perëndim-jugperëndim të ishullit me një thellësi fokale prej 10 km.

Kjo u pasua nga pasgoditje në të njëjtën zonë, fillimisht në magnitudën 4.3 të shkallës Rihter, dhe më pas duke 4.8, 4.8 dhe i fundit 5.1.

Tërmeti i parë u regjistrua në orën 07:15 të mëngjesit të sotëm sipas Institutit Gjeodinamik.

https://www.emsc.eu/Earthquake/earthquake.php?id=944608

https://www.emsc.eu/Earthquake/earthquake.php?id=944558

https://www.emsc.eu/Earthquake/earthquake.php?id=944564