U kërkua që në ditën e zgjedhjeve të ndalen kamerat në shkollat e Skenderajt, reagon Bekim Jashari

Shpërndaje

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se ka mbajtur takim me drejtorët e shkollave të kësaj komune, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare, njofton ALBAZONE MEDIA.

Në këtë takim, Jashari ka thënë që të dielën duhet të ruhet vota e qytetarëve, ndërkohë ka kërkuar që kamerat nëpër klasa të jenë funksionale edhe nesër.

“Në funksion të konsolidimit të demokracisë liberale në shtetin tonë dhe në veçanti në komunën që unë udhëheq, për të pasur një proces të lirë dhe demokratik në këto zgjedhje të parakohshmë parlamentare, për të ruajtur votën e shenjtë të qytetarit dhe kredibilitetin e këtyre zgjedhjeve, ditë me parë kam takuar drejtorët e shkollave të Skenderajt, nga të cilët kam kërkuar që në diten e votimit të vazhdojnë të jenë funksionale kamerat në klasa si në çdo ditë tjetër mësimore”, ka shkruar ai pos tjerash.

Postimi i plotë:

Reagim

Të dashur qytetarë,

Në funksion të konsolidimit të demokracisë liberale në shtetin tonë dhe në veçanti në komunën që unë udhëheq, për të pasur një proces të lirë dhe demokratik në këto zgjedhje të parakohshmë parlamentare, për të ruajtur votën e shenjtë të qytetarit dhe kredibilitetin e këtyre zgjedhjeve, ditë me parë kam takuar drejtorët e shkollave të Skenderajt, nga të cilët kam kërkuar që në diten e votimit të vazhdojnë të jenë funksionale kamerat në klasa si në çdo ditë tjetër mësimore.

Kjo do të jetë në shërbim të ruajtjes së votës dhe votimit të rregullt demokratik, duke evituar çdo përpjekjë për të deformuar vullnetin qytetar.

Sot, gjatë ditës, jam infomuar nga drejtorët e shkollave që ata kanë pranuar telefonata (siç kanë thënë nga KKZ) nga persona të cilët kanë kërkuar që nesër të ndalen kamerat në vendvotime.

Për me tepër, Komisioni Qendror Zgjedhor, përmes zyrtarit, Nexhmedin Hyseni ka dërguar në drejtim të KKZ- Skenderaj një e-mail përmes së cilës ka urdhëruar KKZ-në që të ndalen kamerat në vendvotime, me pretekstin që “ky veprim është i kundërligjshëm në cenimin e lirive dhe të drejtave të votuesve”.

Një shkresë e tillë e derguar një ditë para zgjedhjeve, vetëm për komunën tonë, është e pa pranueshme dhe kundër demokracisë që synojmë të ndërtojmë.

Nësë prania e kamerave në vendvotimë (klasa) gjatë votimit është shkelje atëherë përse këto kamera janë vendosur dhe funksionojnë në pothuajse çdo shkollë në Kosovë dhe janë funksionale gjatë procesit mësimor.

Prania e kamerave në klasa evidenton çdo parregullsi që mund të ndodhë gjatë procesit të votimit apo numërimit dhe kështu nuk ka aspak të bëjë me shkelje të privatësisë sepse në kabinen e votimit aty ku voton qytetari nuk ka kamera dhe kështu votimi është i fshehur.

Për këtë situatë të krijuar kërkoj nga KQZ që të ndermerrë hapa konkret, konformë legjislacionit në fuqi duke dënuar e eliminuar çdo keqëperdorim të pozitës zyrtare.

Pavarësisht veprimeve individuale që bëhen për qëllime të caktuara politike të gjithë ne e kemi obligim që të mbrojmë demokracinë dhe funksionimin normal të shtetit tonë të ndërtuar me shumë sakrificë.