Vaksinat erdhën, por jo të gjitha – Vuçiq nuk ia solli krejt porosinë Zaevit

Shpërndaje

Mbërrin dërgesa e parë e vaksinave nga Republika e Serbisë

Në vendkalimin kufitar Tabanocë sot mbërriti dërgesa e parë e vaksinave të “Fajzerit”, donacion nga Republika e Serbisë. Gjithsej 4.800 vaksinat e para kundër Kovid-19 nga 8.000 të parapara kryeministrit Zoran Zaev ia dorëzoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Dërgesa e vaksinave nga Serbia duhej të mbërrinte para disa ditës, por u anulua për shkaqe teknike, për shkak të harmonizimit të dokumentacionit teknik. Bëhet fjalë për 8000 vaksina të “Fajzerit” të cilat po na i jep Serbia, ndërsa disa javë prisnin miratim nga prodhuesi në vend.

Krahas kësaj dërgese pritet edhe dërgesa e 200 mijë dozave të vaksinës nga Kina, për të cilat është nënshkruar marrëveshje të hënën.

Interes për vaksinimin përmes aplikacionit onlajn deri dje kanë shprehur mbi 40.000 qytetarë.

Nga Ministria e Shëndetësisë dje për MIA-n informuan se përmes mjekëve amë për vaksinim janë paraqitur 12.652 persona.

Ueb-faqja në të cilën mund të paraqiten qytetarët për vaksinim ishte lëshuar në funksion para katër ditësh. Përveç në këtë mënyrë, paraqitja për vaksinim do të mund të bëhet edhe përmes mjekëve amë përmes sistemit “Termini im”.

Sipas planit të institucioneve kompetente, në grupin e parë për vaksinim janë punonjësit shëndetësorë dhe personat e moshës mbi 70 vjeç.