VMRO-DPMNE ultimatum Zaevit: 24 orë afat për ta gjetur Mijallkovin

Shpërndaje

VMRO-DPMNE i ka dhënë Qeverisë dhe kryeministrit Zoran Zaev 24 orë afat për ta gjetur të arratisurin, Sasho Mijallkov. Nënkryetari i kësaj partie, Aleksandër Nikollovski dyshon se pas këtij afati, Mijallkov mund të kapet, ndërsa ka akuzuar se në këtë rast bëhet fjalë për marrëveshje, siç shprehet ai, në stilin e Pablo Eskobar.

“Koalicioni kriminal që kemi njoftuar më 22 tetor 2018, Zoran Zaev, Vice Zaev dhe Sasho Mijalkov, arriti kulmin e tij fundjavën e kaluar. Në atë datë, kur dëbuam Sasho Mijalkov nga VMRO-DPMNE, ne njoftuam publikisht për këtë koalicion kriminal, i cili jo vetëm në këto tre vjet, por 15 vjet më parë ka punuar për shkatërrimin e Maqedonisë. Shpërblimi për këtë erdhi nga Zoran Zaev në një mënyrë që i mundësoi atij të shpëtojë nga drejtësia. Tani kemi një të arratisur nga drejtësia. Oliver Spasovski është i heshtur, Radmilla Sheqerinska nuk gjendet askund, ndërsa Zoran Zaev pendohet dhe ia hedh fajin, thotë Nikollovski. Kanë 24 orë për të siguruar të arratisurin nga drejtësia. 24 orë Zaev, Spasovski dhe pjesa tjetër e Qeverisë, për të siguruar të arratisurin nga drejtësia”, ka deklaruar nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.