Zaev i gatshëm të pranoj kërkesën e Pendarovskit që të shtyhet regjistrimit

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se e pranon propozimin e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovskit që të shtyhet për disa muaj realizimi i regjistrimit të popullsisë.

“E pash edhe propozimin e presidentit të shtetit, të prolongohet për ndonjë muaj, në rregull, unë jam gjithmonë I përgatitur, gjithçka vlen të mendohet, e dimë se në verë nuk zbatohet regjistrimi, shtatori është fushatë, në tetor është periudha zgjedhore për zgjedhjet lokale edhe të mendojmë që për një muaj apo një muaj e gjysmë, të përfundojmë dikund kah muaji qershor, tanimë shoh se opozita atë e refuzon, Kështu që edhe njëherë do ta dërgoj porosinë, që të jemi të përgjegjshëm dhe ta zbatojmë regjistrimin. Regjistrimi është sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare.”, ka deklaruar Zaev.