Zaev: Nëse dështon një pjesë e porosive, të radhës do të jenë vaksinat “Sputnik”

Shpërndaje

Nëse dështon një pjesë e porosive, të radhës do të jenë vaksinat “Sputnik”, ka thënë Zaevi

Ne kemi porositur vaksina kundër Kovid-19, aq sa Komisioni për shëndetësi tregon sipas vlerësimit të tyre se është i mjaftueshëm për imunizimin kolektiv që të arrijë deri te popullata. Ashtuqë përfundimisht kemi bërë hap, kemi nënshkruar marrëveshje, diku kemi paguar paradhënie ose ngjashëm që të sigurojmë ato sasi. Këtë sot e tha kryeministri Zoran Zaev.

“Nëse vazhdojmë të porosisim vaksina ‘Sputnik’, ajo që pason është me siguri ‘Astra Zeneka’, pastaj sasi të reja të ‘Fajzerit’, pastaj sasi të reja nga ‘Sinofarm’ dhe do të hasim të ketë pesë milionë vaksina në shtet. Ajo është e palejueshme për shkak të shpenzimit racional të parave publike. Prandaj kemi bërë marrëveshje aq sa kemi nevojë konform planit kombëtar për vaksinim të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nëse dështon një pjesë e porosive dhe anulohet një pjesë e porosive me siguri ajo që pason si porosi është vaksina ‘Sputnik’”, ka thënë Zaevi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas hapjes së Shtëpisë së re evropiane në Strumicë.

Si vende anëtare e NATO-s në konsultime edhe me partnerët tanë strategjik në shtet, ka thënë kryeministri, vaksinimi paraqet të drejtë sovrane të çdo vendi dhe absolutisht nuk ka kurrfarë reperkusione gjeostrategjike apo gjeopolitike pasi bëhet fjalë për shëndetësi, bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve dhe absolutisht nuk kemi asnjë rezervë.

“Publikisht këtë e kumtoj për cilëndo vaksinë që është e konfirmuar nga organizatat ndërkombëtare shëndetësore, bile edhe nga autoritetet kombëtare shëndetësore të vendeve prodhuese që janë dhe nga të gjithë miqtë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Zaev.