​Engel uron Kosovën për misionin e saj të parë paqeruajtës ndërkombëtar

Shpërndaje

Ish-kongresisti amerikan, miku i madh i shqiptarëve Eliot Engel ka përgëzuar Kosovën për bashkimin e saj në misionin e parë paqeruajtës ndërkombëtar.

“Urime Republikës së Kosovës për bashkimin në misionin tuaj të parë paqeruajtës ndërkombëtar”, ka shkruar Engel në një postim në Twitter.

Kosova të martën dërgoi një njësit ushtarak në Kuvajt për të marrë pjesë në misionin e parë ndërkombëtar paqeruajtës të vendit, pas një kërkese nga Komanda Qendrore e SHBA-së. Trupat e saj do të jenë nën komandën e Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Forca e Sigurisë së Kosovës me 3.400 trupa u shndërrua në një ushtri të rregullt dy vjet më parë, megjithëse emri i saj nuk është ndryshuar.

Në rreth një dekadë, ushtria e armatosur e Kosovës pritet të ketë 5.000 trupa dhe 3.000 rezervistë të ngarkuar me trajtimin e përgjigjes ndaj krizës dhe operacionet e mbrojtjes civile.

Ndryshe, Kuvajti dhe Shtetet e Bashkuara kanë një marrëveshje zyrtare të bashkëpunimit të mbrojtjes dhe afërsisht 13.500 forca amerikane janë të vendosura në Kuvajt, kryesisht në Kampin Arifjan dhe baza ajrore Ali Al Salem. Që nga viti 2004, Kuvajti është caktuar si një aleat i madh jo-NATO.