Abazoviq: Gjysma e Malit të Zi nuk po fle, drejtësia ka filluar të funksionojë

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq shkroi në rrjetet sociale se “gjysma e Malit të Zi nuk po fle”, sepse, siç tha ai, “dora e drejtësisë ka filluar të funksionojë”.

Kështu njoftoi me rastin e veprimit të sotëm me emrin e koduar “Kufiri”.

Ju kujtojmë se policia njoftoi se oficerët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi dhe Administratës së Policisë u ndaluan nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës së tyre zyrtare.

Sipas Abazoviq, ky veprim i policisë dhe prokurorisë është provë se institucionet e sistemit mund të punojnë në mënyrë profesionale, të sinkronizuar dhe me efikasitet.

“Në këtë moment, patriotizmi më i madh është mbrojtja e arkës së shtetit”, shkroi Abazoviq në llogarinë personale në Facebook.

Ndryshe, më herët gjatë ditës së sotme, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, u njoftua se kallëzimet penale kundër oficerëve të Ministrisë së Brendshme dhe Administratës së Policisë, të cilët dyshohen për abuzim me pozitën e tyre zyrtare dhe punën e pakujdesshme gjatë tenderit për mbikëqyrje elektronike të kufirit shtetëror, bazohen në prova të shumta dhe masa sekrete.