Ahmeti: Krenohem me punonjësit e arsimit dhe me zemër ju uroj gëzuar festën e tyre, 7 marsin!

Shpërndaje

Mësimdhënësit janë pishtarët e diturisë të cilët me kontributin e tyre të devotshëm kanë ndërtuar gjenerata të shëndosha për t’i prirë proceseve shoqërore dhe në shërbim të përditshem të qytetarëve.

Krenohem me punonjësit e arsimit dhe me zemër ju uroj gëzuar festën e tyre, 7 marsin, duke ju dëshiruar shëndet e jetë të gjatë, ndërsa ne na mbetet obligimi i vazhdueshëm i krijimit të kushteve më të mira për punë, ashtu siç po veprojmë ndër vite.