Ahmeti: Sakrifica e Jasharajve për Kosovën, themel i shtetit më të ri në Evropë

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka rikujtuar sot sakrificën e familjes Jashari, për të cilën ka thënë se është themel i fuqishëm i shtetit më të ri në Evropë.

Sipas kryetarit Ahmeti, muaji mars për shqiptarët sjell kujtime të dhimbshme, por dhe shumë krenari për sakrificën e luftën e pastër dhe të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ahmeti shkrimin e tij në facebook e ka përfunduar me fjalët “ATA VËRTETË JANË GJALLË.”