Aleanca e Çairit në aksion: Pastrojnë tabelat në GJUHËN SHQIPE!

Shpërndaje

Të nderuara media dhe të dashur qytetarë, këto tabela që shihni pas nesh, ku vërehet se gjuha shqipe është e shkarravitur me muaj e ndoshta edhe me vite të tëra qëndrojnë kështu dhe askush nuk ndërmerr asgjë për t’i pastruar e rregulluar. Përderisa funksionarët e BDl-së me gojën plotë lavdërohen se gjuha shqipe është zyrtare, të njejtit nuk janë në gjendje të sigurojnë që në këto tabela të fiugrojë edhe gjuha shqipe.

Pas përdhosjes së madhe që i është bërë gjuhës shqipe ndër vite, ne iu bëjmë thirrje ndërmarrjeve “Rrugët Shtetërore” dhe “Rrugët e Maqedonisë së Veriut” por edhe Qytetit të Shkupit që të mundësojnë që këto tabela të jenë ashtu si duhet, pra edhe në gjuhën shqipe. Është për të ardhur keq se ky vandalizëm po ndodh në mënyrë konstante edhe atë mu në qendër të Shkupit, mu para institucioneve të rëndësishme të shtetit siç janë Kuvendi dhe Qeveria. Njëkohësisht duam t’i përkujtojmë të gjithë vandalët se gjuhët janë vlerë dhe nuk duhet t’i pengojnë askujt, ndërsa veprime të këtilla nuk i kanë hije shoqërisë sonë që pretendon që të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Zudi Enuzi Koka – Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa