Ali Ahmeti priti Ambasadorin e BE-së, z. Dejvid Gir

Shpërndaje

Sot prita Ambasadorin e Bashkimit Europian në Maqedoninë e veriut, z. Dejvid Gir rreth zhvillimeve politike në vend dhe në rajon, proceset aktuale që po zhvillohen në vendin tonë, reformat strukturore si dhe ecurinë tonë drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkim Europian.

Të gjitha sukseset tona janë të përbashkëta me komunitetin ndërkombëtar, duke nisur nga Marrëveshja e Ohrit, standardet euroatlantike, integrimin në NATO dhe bashkë do të vijojmë në drejtim të çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.