Ali Ahmeti uron Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin

Shpërndaje

I nderuari z. Albin Kurti, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, me kënaqësi të shpreh uratat më tē sinqerta për rizgjedhjen në drejtim të Qeverisë me shpresë për shumë shëndet e mbarësi në ushtrimin e detyrës së përgjegjshme.

Tek unë dhe të gjithë ne pranë BDI-së keni partnerë në avansimin e marrëdhënieve tona në interes të qytetarëve tanë.

Kosovën dhe rajonin e presin sfida të vështira dhe unë qëndroj pranë teje në ballafaqimin me çdo vështirësi sepse rajoni ynë ka nevojë për tejkalim të menjëhershëm të çështjeve të hapura dhe hapërim të përbashkët drejt Bashkimit Europian.

Ju priftë e mbara dhe dalshi faqebardhë.