Ankohen mërgimarët, nuk mund të regjistrohemi, ka probleme sistemi apo shteti! (Foto)

Shpërndaje

Nëpër rrjete sociale, janë shfaqur shqetësime nga mërgata shqiptare, për shkak të pamundësisë që të regjistrohen.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për pengesa teknike, pasi është dita e parë e regjistrimit të kësaj kategorie të qytetarëve tonë, por rastet e këtilla ngjallin dyshime te diaspora, sic thonë ata, për manipulime me shifrat.

“Po tentoj që 5 herë me u regjistruar prej në Suedi, por nuk mundem. Pasi I kaloj 5 faqet e para të formularit të aplikacionit, po më kthen prap tek faqja e parë, ku shkruan se ky numër amë tashmë është I regjistruar, ndërsa unë ende si kam kaluar e nuk I kam plotësuar të gjitha hapat e nevojshëm të regjistrimit” – shkruan një bashkëqytetar nga Suedia.

Por, nëpër rrjetet sociale janë shfaqur edhe njoftime nga mërgimtarët të cilët thonë se këtë operacion e kanë kryer me sukses.