Ashpërsohen masat: Askush s’mund të futet në Serbi pa certifikatë të vaksinës anti-Covid!

Shpërndaje

Beogradi zyrtar ka ashpërsuar masat e reja anti-Covid.

Shati i Krizave, në koordinim me Qeverinë e Ana Bërnabiqit, kanë marrë vendim që mos të ketë zbutje të masave.

Vendimi më i ashpër del të jetë kalimi i kufinjëve nga shtetasit e tyre dhe ata të huaj. “Të gjithë qytetarët e Serbisë dhe të huajt mund të futen në Serbi vetëm me certifikatë vaksinimi”, shkruan e përditshmja “Danas”, transmeton Indeksonline.

Sipas tyre, vaksinimi i plotë nënkupton marrjen e dy dozave të vaksinës Pfizer, Sinofarm dhe Sputnik ose një dozë të vaksinës AstraZeneca.

Pas sesionit, Shtabi i Krizave gjithashtu rekomandoi që studentët që ndjekin klasat në internet mund të shkojnë në shkollë vetëm për vlerësim.

Epidemiologu dhe anëtar i Shtabit të Krizave, Branislav Tiodorović, tha se Serbia duhet të durojë edhe këtë javë me masat ekzistuese sepse situata në spitale është e vështirë.

“Ne duhet të jemi realistë, ta shikojmë situatën në mënyrë objektive. Sonte ishte një natë e vështirë, gjendja ishte edhe më e ndërlikuar, spitalet ishin pothuajse të mbushura”, deklaroi epidemiologu Branislav Tiodorović.

Ai deklaroi se, sipas të dhënave të fundit, përqindja më e lartë e rasteve të reja të infeksionit me koronavirus është në mesin e popullatës së moshës 30 deri në 55 vjeç, por që shkalla më e lartë e vdekshmërisë është te personat mbi 65 vjeç.

Ndryshe, dje në Serbi janë regjistruar 5,475 raste të reja të koronavirusit dhe 36 vdekje. /Indeksonline/