Aziri: Kush është Zaevi dhe Mickoski që të na numërojnë, ka ikur ajo kohë!

Shpërndaje

Deputeti i ASH-së Elmni Aziri i ftuar në “Programi 200”, u shpreh se është e papranueshme që në një realitet multietnik të bëhen takime një etnike edhe të merren vendime për çështje shumë të rëndësishme. Sipas tij dje është diskutuar për çështje thelbësore për kohezionin ndëretnik në vend dhe probleme për të cilat opozita shqiptare ka pas shumë vërejtje gjatë këtyre viteve.

“Për ne ata si dy lider të partive mund të takohen çdo ditë, por nuk do të prodhojnë asnjë efekt, as politikë e as juridik, takimet e tyre. Ne e mohojmë në mënyrë kategorike që dy kryetarë të partive maqedonase të vendosin për regjistrimin aq më tepër kur e dimë që regjistrimi prodhon numra dhe pozita juridiko-kushtetuese e shqiptarëve të RMV-së fatkeqësisht është e kufizuar dhe lidhur me numra, prandaj ne themi se ai takim nuk ka asnjë efekt politik”

Kush janë Zaevi e Mickovski të na numërojnë neve,ka mbaruar ajo kohë,ata mund të takohen sa të duan dhe kur të duan,por ajo për ne ska asnjë efekt,për çështje me rëndësi të veçantë jemi në këtu dhe nuk do të lejojmë që takimet monoetnike të vendosin për numrin e shqiptarëve, tha Aziri në Alsat M.