Babai i Almir Aliut kërkon shtyrjen e mbajtjes së dë.nimit

Shpërndaje

Babai i Almir Aliut ka kërkuar që të mos e mbajë dë*nimin me burg, për këtë ai sot nuk është paraqitur në burg.

Për vuajtjen e dë*nimit me burg, ai është ankuar në Gjykatën Themelore të Kumanovë, nga ku pret edhe vendim për ankesën e tij nga Këshilli penal.

Deri atëherë, babai i Almiri, Sedati nuk do të paraqitet në burg për të vuajtur dë*nimin 6-mujor, transmeton TV21.

Vendimi duhet të sillet për 2-3 ditë, por nga ana tjetër tjetër, Gjykata ka sjellë vendim për vr*asësin e Almirit, Boban Iliçin. Ai dë*nimin për 3 vjet burg do ta vazhdojë pas 3 muajsh.

Për këtë rast u protestua më 22 shkurt, por edhe ditën e premte u dërgua mesazhi për rikualifikim të lëndës, pasi Gjykata e Apelit e konfirmoi dë*nimin me 6 muaj burg për babain e Almirit dhe nga 9 muaj për dy familjarët e tij. Ndërkohë Gjykata e Apelit, ka ulur dë*nimin nga 6 në 4 vite burg për Boban Iliçin.

4-vjeçari Almir Aliu u shkel për vd*ekje me makinë nga Boban Iliqi më 4 korrik të vitit 2016.