Deputeti i VV-së më lutje nis mandatin: Me emrin e Allahut Meshiruesit , Meshireberesit, Mëshirëplotit!

Shpërndaje

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani ka publikuar një fotografi gjatë nënshkrimit të betimit si deputeti i Kuvendit të Kosovës.

Rrahmani mbishkrimin e kësaj fotografie e ka nisur me fjalë të fesë Islame në gjuhën shqipe duke e vazhduar me tekstin e betimit që bëhet nga Kuvendi i Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Me emrin e Allahut Meshiruesit , Meshireberesit, Mëshirëplotit!

Unë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetueshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Betohem!