Dita e 2-të e vaksinimit masiv, Rama: Zemra mal, do të vijojmë pa u ndalur

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duket se është surprizuar nga shifra e 20 mijë e 414 të vaksinuarve në ditën e 2-të të vaksinimit masiv në vend.

Rama thotë se i është bërë zemra mal, teksa premton se do të vijojmë pa u ndalur për t’u kthyer një orë e më parë në jetën e dëshiruar.

STATUSI NGA EDI RAMA

Zemra mal🙏🙏🙏

🧪DITA 2️⃣ e vaksinimit masiv përfundon me shifrën e bukur, 20.414 vaksinime, në të gjithë vendin🙌🏼

Do të vijojmë pa u ndalur, për t’u kthyer një orë e më parë në jetën e dëshiruar😍

#ShqipëriaBuzëqesh🌼