Djali i një funksionari futet me veturë në restorant afër Qeverisë (Foto)

Shpërndaje

Një Mercedes i bardhë në udhëkryqin “Leninova” afër Qeverisë është futur në një kafene.

Dëshmitarët okularë kanë thënë se vetura është e ish kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski.

Më vonë Zhernovski ka deklaruar se në vetura ka qenë djali i tij me një shok, kurse sipas tij, ak*sidenti ka ndodhur mbrëmë në ora 21 e 45 minuta.

“Është ngutur të arrijë në shtëpi para orës policore”, ka deklaruar Zhernovski.

Djali i Zhernovskit është transferuar në spital dhe ka qenë me fat që janë hapur “airbagët” mbrojtës.