Gërryerjet në Konjare, banorët sërish në protesta

Shpërndaje

Pakënaqësitë për gërryerjet e tokës në Konjare, i kanë shprehur edhe sot banorët e Konjares.

Nëpërmjet një proteste që e kanë realizuar në fshat, ata kanë shprehur revoltën se pse institucionet ende nuk po ndërmarrin asnjë hap për shkëputjen e koncesionit.

“Çfarë duhet të bëhet, që institucionet të shkëpusin koncesionin? Ne prej qejfi nuk dalim në shi të protestojmë, por prej zori”, tha kryetari i Bashkësisë Lokale të Konjares, transmeton TV21.

Banorët kanë protestuar edhe ditë më parë, duke bllokuar autostradën Milladinovc-Shtip. Por meqë bllokimi i autostradës është në kundërshtim me ligjin, të njëjtit më pas u ftuan në bisedë informative në Stacionin Policor në Autokomandë.

Sipas banorëve, gërryerjet janë duke e shkatërruar tokën pjellore dhe ujërat minerale, gjë e cila sipas tyre, ka ndikuar në uljen e sasisë së ujit në Konjare dhe rrezikon të përmbyten në rast të reshjeve të dendura të shiut.

Gërryerjet bëhen në tokë, e cila është në pronësi të shtetit, por gjendet në mes të lumit Pçinja dhe shtëpive të banorëve.

Koncesioni ka të bëjë me eksploatim të rërës nga kompania “Progres Kompani”.