Gjermani, test COVID-19 i detyrueshëm për udhëtimet ajrore hyrëse

Shpërndaje

Personat që udhëtojnë me linja ajrore për në Gjermani duhet t’i nënshtrohen testit të COVID-19, sipas një rregulloreje që hyn në fuqi në mesnatën e së dielës, njoftoi sot Ministria gjermane e Shëndetësisë.

“Ky njoftim po bëhet tani në mënyrë që linjat ajrore dhe pasagjerët të kenë kohë për t’u përgatitur për kërkesën e re”, sqaroi ministria.

Gjermania po përpiqet të frenojë një valë të rëndë të tretë të infektimeve me COVID-19, e drejtuar kryesisht nga variantet më të reja dhe më të transmetueshme të sëmundjes.